Krijuesit e musiXmatch kanë lëshuar në App Store Clip Video, një aplikacion i ri që bashkon botën sociale me muzikën. Aplikacioni ofron mundësinë për të krijuar video me muzikë në sfond dhe me tekstin e këngës së zgjedhur të ngjitur në video. Clip Video është i disponueshëm aktualisht vetëm për iOS, por së shpejti do të lëshohet edhe për Android.

Karakteristikat kryesore të aplikacionit Clip Video:
  • Krijoni një video të shkurtër dhe shtoni muzikën dhe tekstin e një kënge;
  • Bëjini share videos në Facebook, Twitter e Instagram;
  • Eksploroni videot më popullore dhe ndiqni krijuesit më të mirë. 

Clip Video është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment