Shumë përdorues të rinj, afrohen në botën Apple për herë të parë dhe nuk e dinë se çfarë është Jailbreak dhe Cydia. Nëse lexoni rregullisht faqen tonë, keni vënë re që ne flasim shpesh për Jailbreak, Cydia, Tweaks, etj... argumenta që për dikë mund të jenë të panjohur. Për këtë arsye sot kemi vendosur të shpjegojmë se çfarë është Jailbreak...

Jailbreak është një proçes që na lejon të zhbllokojmë pajisjen tonë iOS (iPhone, iPad, iPod touch) dhe në këtë mënyrë të kemi qasje me çdo file të sistemit operativ Apple. Pasi të kemi kryer këtë proçes (Guida Jailbreak) në pajisjen tonë do të instalohet automatikisht Cydia, që është një store alternativ i App Store ku do të gjejmë shumë programe që nuk janë në dyqanin e aplikacioneve të Apple.

Pse duhet të bëni Jailbreak?
Gjatë viteve arsyet kanë ndryshuar. Në versionet e para të iOS, jailbreak ishte i domosdoshë pasi ofronte shumë avantazhe, por sot arsyet ndoshta janë tre: 1. Cydia, ku do të gjeni çdo program që dëshironi për të personalizuar iPhone-in tuaj. 2. Tweaks, që janë disa përmirësime që aplikohen direkt në sistemin operativ duke modifikuar file-t origjinal të Apple. 3. Temat, nëse bëni Jailbreak do të keni mundësinë të personalizoni pamjen grafike sipas dëshirës.

Jailbreak është i ligjshëm?
Jailbreak nuk është as i ligjshëm as i paligjshëm, nuk ka një ligj që e ndalon atë pavarësisht se Apple e lufton atë, realish ai i sjell shumë avantazhe. Nuk do të keni probleme me garancinë, mjafton t'i bëni një restore dhe telefoni juaj do të kthehet në gjëndjen e mëparshme, ashtu siç e keni blerë.

Jailbreak e bën iOS më pak të sigurtë?
Edhe po edhe jo, kjo varet nga ju! Duke e zhbllokuar iPhone-in ju do të keni mundësi të instaloni në të çdo gjë, edhe viruse (shumë e vështirë). Në këtë aspekt Jailbreak e bën iOS më pak të sigurtë. Por për të qenë gjithmonë të sigurtë mjafton të instaloni programet vetëm nga repot origjinale në Cydia dhe jo ato pirate dhe nuk do të keni asnjë lloj problemi me sigurinë.

Jailbreak e ngadalëson pajisjen?
Jailbreak nuk shkakton ngadalësime, por është përdorimi i gabuar i tij që mund të sjell pasoja të tilla. Nuk duhet të instaloni tweak të panevojshëm por vetëm ato që përdorni më shpesh. Ne ju këshillojmë të mos instaloni shumë twek që qëndrojnë gjithmonë aktivë në background dhe që konsumojnë shumë memorie.

Mund ta përdor pajisjen siç bëj normalisht?
Një pajisje jailbroken funksionon njëlloj si çdo pajisje tjetër. Nuk ka asnjë limit. Mund të kryeni çdo funksion që bëni normalish, ta sinkronizoni me iTunes, të bëni backup, etj...

Si të bëj Jailbreak?
Në faqen tonë kemi publikuar të gjitha guidat e mundshme për të bërë Jailbreak, mund t'i gjeni këtu. Jo çdo version iOS mund të bëhet Jailbreak pasi Apple mundohet ta bllokojë atë duke lëshuar versione të reja. Kështu që nëse ju dëshironi ta ruani atë nuk duhet të instaloni çdo version të ri të iOS që lëshohet nga Apple, duhet më parë të siguroheni nëse Jailbreak është i disponueshëm edhe për atë version.

Jailbreak është i përhershëm apo mund të fshihet?
Natyrisht që Jailbreak nuk mund të jetë i përhershëm, atë mund ta fshini kur të dëshironi. Mjafton t'i bëni një restore pajisjes duke e vendosur atë në DFU Mode, në mënyrë që të fshini të gjitha të dhënat dhe hapësirën që ka zënë në memorie. Pasi të keni bërë restore nuk do të ngelet asnjë shenjë e Jailbreak. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment