Nëse jeni të apasionuar pas arteve marciale, atëherë duhet të provoni lojën e re të dedikuar Bruce Lee të publikuar sëfundmi në App Store. E kemi fjalën për Bruce Lee: Enter the Game, lojën e re zyrtare të dedikuar legjendës së arteve marciale, një lojë për të gjithë të apasionuarit e kësaj disipline. Bëhet fjalë për një lojë arcade që shfrytëzon touchscreen.


Bruce Lee: Enter the Game prezanton një grafikë 2D në stilin e një filmi vizatimor dhe është shumë e thjeshtë për të luajtur, pavarësisht se duke kaluar nga njëri nivel në tjetrin bëhet më e vështirë. Duke rrëshqitur gishtin në ekran (me një swipe) mund të godasim kundërshtarët tanë falë teknikave të ndryshme: nga lart, nga poshtë ose në ajër.


Bruce Lee: Enter the Game është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 96.2 MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment