Me afrimin e fund vitit të gjithë bëjmë dhurata për të afërmit tanë. Gjithashtu edhe kompanitë i japin punonjësve dhurata simbolike ashtu siç ka bërë këto ditë Apple me punonjësit e saj. Me rastin e festave të fund vitit të gjithë punonjësit kanë marrë si dhuratë një çantë të këndshme e cila kushton rreth 99$.

Punonjësit mund të mbajnë në çantë një Macbook edhe shumë aksesorë të tjerë. Gjithashtu bashkë me çantë Apple i ka shkruar edhe një letër falënderuese për punën edhe seriozitetin që secili ka sjellë tek kompania. Në fund, Apple i uron të gjithëve Krishtlindjen edhe Vitin e Ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment