Pas shumë negociatash me kompaninë PayPal, tashmë ju mund të paguani në Apple Store edhe nëpërmjet shërbimit që kompania më e madhe në botë për transferime parashë online, ofron. Përveç se të jetë një mënyrë për të paguar në App Store, tashmë mund të paguani edhe produktet që blini në Apple Store.

Me integrimin e  PayPal tashmë mund të blini produkte që kushtojnë mbi 250$ edhe ti paguani ato me këste mujore edhe pa interes. Periudha e pagesës mund të zgjasë deri në 18 muaj. Ndërsa për të gjithë ju që nuk keni një akount PayPal, Apple ofron mundësinë për të blerë produkte të cilat mund ti paguani me këste vetëm në qoftë se jetoni në Amerikë.

Sipas ekspertëve, integrimi i pagesave nëpërmjet PayPal vjen pasi Samsung S5 tashmë ofron mundësinë për të kryer tranzaksione bankare pikërisht me PayPal edhe në të njëjtën mënyrë ashtu si Apple Pay.  Pra afrimi i kompanisë PayPal me Samsung duket se e ka trëmbur disi  kompaninë e Cupertino-s e cila ofron tashmë edhe mënyrën e pagesës nëpërmjet PayPal. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment