Kur ju blini një iDevice të ri me siguri keni edhe një garanci të cilën e pranoni por pa e firmosur atë. Sipas ekspertëve, rregullat e shkruara në këtë garanci duket se kanë disa ndryshime edhe kushte të reja. Një ndër kushtet e reja për të mos humbur shërbimin e garancisë kur iDevice krijon probleme me ekzekutimin e iOS, është të mos intaloni Jailbreak.

Siç dihet në Amerikë, instalimi i Jailbreak është i ligjshëm por Apple nuk do të riparojë asnjë iDevice në qoftë se ky i fundit shfaq probleme me ekzekutimin e programeve. Sigurisht që përpara se ta çoni në një pikë servisi Apple, në qoftë se keni Jailbreak duhet ta fshini atë duke rikthyer gjëndjen e iOS siç vjen nga fabrika nëpërmjet iTunes.

Ekspertët mendojnë se në qoftë se ju bëni një proçes të tillë përpara se ta çoni tek Apple për ndonjë servis, me siguri Apple mund të përcaktojë datën e saktë kur ky operacion është bërë por nuk mund të përcaktojë nëse më parë keni instaluar Jailbreak. Por në qoftë se Apple do të zbulonte se iDevice juaj ka patur probleme si pasojë e ekzekutimit të kodeve të pa kontrolluar, shërbimi i garancisë do t'ju hiqej.

Për këtë arsye Apple ka shtuar një pikë në kushtet e garancisë në të cilën shkruhet se nuk ka asnjë arsye të ekzekutoni kod ose programe të pakontrolluar nëpërmjet instalimit të Jailbreak. Specifikohet gjithashtu, se askush nga ju nuk do të donte të humbiste garancinë për këtë arsye. Pra kjo pikë vjen në kontratën e garancisë në formën e një këshille, duke qënë se Jailbreak në Amerikë nuk është i ndaluar nga ligji. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment