Apple ka publikuar sot versionin 8.1.2 të iOS i cili sjell disa rregullime të problemeve të cilat shumë përdorues kanë raportuar nga iOS 8.1.1. Ky version nuk sjell ndryshime thelbësore në funksionimin e iOS 8, si nga e llogjikës së funksionimit po ashtu edhe nga aspekti grafik.

Rregullimet më të mëdha janë bërë përsa i përket teknologjisë së shkarkimit nga iTunes Store të melodive thirrëse. Shumë përdorues kishin raportuar keq funksionim në llogjikën e ruajtjes së melodisë pasi blihej. File-i i shkarkuar fshihej nga sistemi operativ edhe ky problem është zgjidhur në iOS 8.1.2.

iOS 8.1.2 mund të instalohet direkt nga iOS në formën e një përditësimi. Do t'ju mjaftojë të shkoni tek Settings -> General -> Update ose mund ta instaloni këtë përditësim duke fshirë çdo version që keni të intaluar, nëpërmjet iTunes. /iPhoneAlbania

11 comments:

  1. pershendetje instalimi i Ios 8.1.2 nepermjet menyrs OTA a osht i njejt si me pc nepermjet itune store Iphone 5s free sim ju Faliminderit pres pergjigjje.

    ReplyDelete
  2. O admin pse nuk po gjon linka per programet shqiptare si psh Autoshkolla qe osht ne appstore spo mundem me shkarku spo qet link hiq.not found po thet

    ReplyDelete
  3. Pershendetje, instalimei me OTA bëhet në formën e një updtate. Është më i shpejtë. Në qoftë se të duhet clean install duhet ta intalosh me iTunes por përpara duhet të bësh backup që të mos humbasesh fotot edhe në fund bën Restore.

    ReplyDelete
  4. Jo, iPhone 4s suportohet akoma.

    ReplyDelete
  5. Ngaqë është program pak i njohur është e vështirë të gjesh një link për shkarkim!

    ReplyDelete
  6. Ju kaliminderit per ndihmen tuaj.

    ReplyDelete
  7. Te faliminderit per ndihem

    ReplyDelete
  8. Pershendetje. Kam nje problem neIos 8.1.2 appstore nuk punon thot can conekt to appstore

    ReplyDelete
  9. Psh kur instaloj fleksy keyboard me linkstore kur e download ikona me shfaqet ne ekran dhe me iken si mund ta rregulloj

    ReplyDelete
  10. Provo ta shkarkosh nga një link tjetër...

    ReplyDelete
  11. Provo të mbash të shtupur butonin Home dhe atë Power njëkohësisht deri sa të shfaqet logoja e mollës. Rindize telefonin dhe shikoje a të punon!

    ReplyDelete