Apple ka patentuar një sistem mbrojtje për iPhone me të vërtetë të veçantë, në gjëndje të dallojë kur telefoni është duke rënë dhe të llogarisë pikën ekzakte ku do të përplaset duke spostuar kështu qendrën e gravitetit për të evituar që të preken pjesë të ndjeshme të pajisjes, si ekrani apo fotokamera.

Çdo gjë bazohet në sensorët që janë prezent në iPhone, si acelerometri, xhiroskopi, GPS dhe një sensor tejzanor. Falë këtyre sensorëve iPhone arrin të "kuptojë" kur është në rënie të lirë, duke llogaritur menjëherë pozicionin e tij dhe këndin në lidhje me terrenin. Në këtë mënyrë, pajisja arrin të spostohet në ato pak centimetra që mjaftojnë për të evitur dëme të mëdha.

Lëvizja menaxhohet nga një motor i vogël (si prsh. ai i vibracionit) që ushtron forcë mbi boshtin e rrotullimit të telefonit, duke e bërë që të bie në njërën anë ose në anën e pasme. Bëhet fjalë për një patentë që mund të përdoret në gjeneratën e ardhshme të iPhone, duke qenë se teknologjitë në të cilat bazohet ekzistojnë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment