Duke filluar nga dita e djeshme Apple ka vendosur të bllokojë mundësinë për të kaluar nga iOS 8.1.1 tek iOS 8.1. Në qoftë se nuk e keni instaluar më parë iOS 8.1 atëherë nuk mund ta instaloni më sepse iTunes do të instalojë vetëm iOS 8.1.1 edhe në qoftë se ju kërkoni ta instaloni atë në mënyrë manuale.

Ekspertët mendojnë se kjo proçedurë e Apple nuk do të jetë problem sepse tashmë për versionin 8.1.1 Jailbreak është i disponueshëm, duke supozuar se një përdorues mund të kërkojë të kthehet nga iOS 8.1.1 tek iOS 8.1 vetëm për të patur funksionalitetet e Jailbreak.

Duam t'ju kujtojmë gjithashtu se iOS 8.2 është drejtë publikimit sepse Apple ka publikuar për zhvilluesit versionin e parë beta edhe kjo na bën të mendojmë se shumë shpejtë versioni final do të vij në iTunes. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment