Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën God of Light të bazuar tek fizika.

God of Light i përket asaj kategorie lojërash që bazohen tek fizika, por me disa ndryshime të vogla. Faktikisht, objektivi kryesor do të jetë eksplorimi i nivele të ndryshme për të kërkuar objekte në gjëndje të reflektojnë dritë, duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për të aktivizuar burimin e jetës dhe për të rikthyer dritën në Univers.


Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe God of Light do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 3GS, iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment