Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur Brushstroke një aplikacion i menduar për ato që pëlqejnë të modifikojnë fotot e tyre.

Nëse doni t'i jepni njëpamje tjetër fotove tuaja duke i transformuar ato në vizatime të bukura artistike, atëherë shkarkoni aplikacionin falas të javës, Brushstroke. Thjeshtësia me të cilën mund të modifikoni fotot, pamja grafike dhe funksionet e shumta të disponueshme, e bëjnë këtë aplikacion të domosdoshëm për të gjithë të apasionuarit që preferojnë të modifikojnë fotot e tyre direkt nga iPhone.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Brushstroke do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment