Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

MegaWeather, nga 2.49€, falas. /iPhone
MegaWeather është një program i cili sjell në iOS një mënyrë të re për të patur informacione në lidhje me motin në qytetin tonë. Programi është ndërtuar mbi një veshje grafike mjaft të këndshme dhe t'ju japë një seri informacionesh në lidhje me motin në vëndin ku jetoni. Ja vlen ta provoni.


- My Talking Pet, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
My Talking Pet është një program zbavitës nëpërmjet të cilit ju mund të bëni që kafshët tuaja shtëpiake të flasin. Pasi ti fotografoni duhet të përcaktoni gojën, hundën edhe sytë duke selektuar zonën e interesuar. Më pas imazhi që përpunuat do të përsërisë çdo fjalë që ju flisni në mikrofonin e iPhone ose iPad.
  

Stickman Tennis, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Stickman Tennis është një lojë mjaft e bukur ku personazhet e lojës jetojnë në një botë ku banorët quhen StickMan. Në këtë lojë ju jeni një nga banorët e famshëm në botën e tenisit dhe duhet të garoni në kampionatin kryesor me sfidues të tjerë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Shadow Blade, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Shadow Blade është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojës, Kuro, të bëhet një luftëtar Ninja i vërtetë. Për këtë arsye ai do të ndjekë të gjitha leksionet e mjeshtrit edhe më pas do të luftojë në nivelet e ndryshme për të perfeksionuar aftësitë e tij.


MiniatureCam, nga 0.89€, falas. /iPhone
MiniatureCam është një program mjaft interesant i cili do t'ju japë mundësinë të fotografoni ambjenti ku jeni duke e transformuar në miniaturë atë. Përveç këtij efekti programi do t'ju lejojë ti aplikoni fotografive disa efekte grafike që vetë programi ofron. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment: