Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Find The Way, nga 0.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të kontrolloni një objekt duke prekur mbi ekranin e iPhone ose iPad dhe ta drejtoni atë në rrugëdaljen më të afërt. Duhet të jeni të shpjetë sepse faktori kohë do të bëhet i rëndësishëm per ju. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Thunderspace HD, nga 4.99€, falas. /iPhone, iPad
Thunderspace është një proram mjaft interesant i cili krijon disa efekte audio në 3D të shoqërura me disa efekte drite që do të krijojnë rreth jush efektin e vetëtimave. Një ambjent i tillë do të sjellë relaks dhe qetësi për ju. Ja vlen ta provoni këtë program.


Photomica, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Photomica është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju ofrojë disa efekte grafike të cilat mund ti aplikoni tek fotografitë tuaja. Pra në qoftë se jeni të apasionuar pas fotografisë, ky program do t'ju japë mundësinë të kënaqni këtë pasion.


- Voice Assistant, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Voice Assistant është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të dërgojmë mesazhe në rrjetet sociale duke i folur edhe jo duke i shkruar. Programi do të rregjistrojë zërin tuaj të cilin do ta dërgojë tek miqtë tuaj në Facebook apo Twitter.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment