Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Tank Battle - Mini War, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë kujton një nga lojërat më të luajtura nga të gjithë ne në vitet 90', Tank 1990. Detyra juaj është të mbroni shqiponjën nga sulmet e tankeve të tjerë. Do të luani në shumë misione dhe gjatë lojës mund të përditësoni tankun tuaj duke e bërë më të fortë dhe të rrezistueshëm ndaj sulmeve. Ja vlen ta keni në iPhone këtë lojë.


- Ringtones for iPhone iOS 8, nga 0,89€, falas /iPhone
Ky aplikacion përmban një katalog të gjërë me zile për iOS 8 dhe disa mjete të ndryshme për t'i krijuar ato.


Pics2Mov Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Pics2Mov Pro është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të krijojmë video me fotot tona. Programi do të krijojë video duke bashkuar të gjitha fotot që ne do ti japim si argument. Ja vlen ta keni këtë program.


Reflex - Vintage Camera, nga 1,79€, falas /iPhone, iPad
Provoni të rikrijoni pamjen e një fotokamere të vjetër në stil vintage falë këtij aplikacioni. Funksionon me fotokamerën e përparme dhe atë të pasmen.


Cycloramic for iPhone 6, nga 1.79€, falas. /iPhone 6
Të regjistroni një video në 360° ose të bëni një foto panoramike duke shfrytëzuar e iPhone? Kjo është e mundur falë aplikacionit Cycloramic, një program me të vërtetë shumë kurioz që i'u lejon të regjitroni çdo lloj videoje dhe të bëni foto panoramike, në një mënyrë të veçantë. Sot, ky aplikacion është në ofertë falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment