Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:


Overview Calendar, nga 1.79€, falas. /iPhone
Overview Calendar është një program mjaft inovativ i cili do të sjellë në iPhone një kalendar virtual në të cilin ju mund të kryeni të gjitha funksionet që mund të ketë një kalendar, por ajo që e bën ndryshe nga programet e tjera është mënyra se si i shfaq të dhënat. Ja vlen ta provoni këtë program.


Office Story, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Office Story është një lojë mjaft e bukur dhe inovative ku ju duhet të nisni të ndërtoni kompaninë tuaj duke filluar nga asgjëja. Do të bëni takime me njerëz të rëndsishëm për të promovuar punën tuaj derisa të bëheni një kompani e rëndësishme. Ja vlen ta provoni.


Speed Pro+, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është matës shpejtësi duke u bazuar tek sensori Gps që iPhone monton në brëndësi. Gjithashtu na lejon të ruajmë intenerarin e udhëtimit duke e matur shpejtësinë e lëvizjes në kohë reale. Në qoftë se jeni një person që udhëtoni shpesh ja vlen ta instaloni këtë program në iPhone.


Timegg Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Timegg është një program me një funksion te thjeshtë por mjaft të veçantë. Ai do të na japë mundësinë të kontrollojmë kohën e zirjes së një veze. Ka një veshje grafike mjaft të këndshme dhe të thjeshtë dhe sapo koha e duhur të mbarojë një sinjal do t'ju njoftojë që ka ardhur momenti të hiqni vezën nga proçesi i zierjes.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment