Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Document Manager Pro, nga 3.59€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të kemi në iPhone ose iPad një menaxhues të vërtetë dhe profesional te file-eve multimediale që kemi në iPhone.  Mund të ruani çdo lloj format file-sh dhe ti nisni ato tek një iDevice tjetër nëpërmjet rrjetit WiFi ose  3G. Ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


Instaflash Pro, nga 1.79€, Falas /iPhone, iPad
Instaflash ju lejon të modifikoni fotot në çast duke përdorur teknologjinë LCE (Lighting and Contrast Enhancement). Ajo i shton pjesëve të errëta një ndriçim natyral duke ruajtur kontrastin dhe detajet e tjera duke përdorur algoritmin e ACDSee.


Maps.Me, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Maps.Me është një program i cili do të na lejojë të konsultojmë hartën e 345 shteteve edhe kur nuk jemi lidhur me rrjetin e internetit. Programi është mjaft i dobishëm sidomos kur udhëtoni pasi ai funksionon siç thamë edhe pa rrjet internet. Nxitoni ta merrni këtë program.


Drum Pad+ Pro, nga 1,79, falas. /iPhone, iPad
Drum Pad+ Pro është një program i cili i dedikohet të gjithë të apasionuarve të muzikës. Programi në fjalë do të stimulojë në iPhone instrumentin e baterisë. Në qoftë se jeni në hapat e para të mësimit të këtij instrumenti, programi në fjalë do t'ju ndihmojë të perfeksionoheni më tepër.


ClonErase Camera, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
CloneErase Camera është një program mjaft i veçantë i cili do të na lejojë të bashkojmë në një foto të vetme objektet e dy ose më shumë fotove. Gjithashtu ai do të na lejojë ti aplikojmë fotos disa efekte mjaft të këndshme. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

8 comments:

  1. Shto ke repo --- cydia.iphonecake.com--- dhe me pas instalo APPCAKE eshte i ngjashem me instalous

    ReplyDelete
  2. A mund të më tregoni pse smund ti bëj jailbreak iPhone 5s 8.1.1 procedura ngel tek 30% >.<

    ReplyDelete
  3. sa i perket instalimit te aplikacioneve... alternativa me e mire per momentin del te jete AppDB qe instalohet permes Safarit me certifikate

    ReplyDelete
  4. Nderro kompjuterin per at sbon

    ReplyDelete
  5. Linkstore ka dal moti per ios 8.1.1

    ReplyDelete
  6. Nderro kompjuterin

    ReplyDelete
  7. familiaris drushtvoMarch 15, 2015 at 8:47 AM

    Jailbreak ios8 including Beta versions - 100% WORKS!
    http://www.lifeborder.com/2015/03/01/how-to-jailbreak-ios-8ios/

    ReplyDelete
  8. po kur harron icloud si mund te veprohet

    ReplyDelete