Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:


Videos In Video, nga 8,79€, falas. /iPhone, iPad
 Nëpërmjet këtij programi do të keni mundësinë të të integroni file video në një video tjetër. Ky funksion mjaft interesant do të na lejojë të krijojmë file video mjaft interesante dhe që do të ruajnë kujtimet tona ndër vite.
- Pdf Reader Premium, nga 2.79€, falas. /iPhone
Pdf Reader Premium është një program i cili na jep mundësinë të menaxhojmë dokumentë me formatin PDF. Ju mund të sinkronizoni programi me iCloud ose Google Drive. Përveç formatit PDF ju mund të menaxhoni edhe formatet e paketës Microsoft Office.


PhotoTangler Collage Maker, nga 1.59€, falas. /iPhone
Ky aplikacion na lejon të krijojmë në mënyrë shumë të thjeshtë kolazhe me fotografitë që kemi ruajtur në iPhone. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


KitCamera, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
KitCamera është një program majft profesional që i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar të fotografisë. Programi ofron efekte grafike që mund ti aplikohen fotokamerës së iPhone ose iPad në kohë reale si dhe mundësinë për të personalizuar akoma më shumë fotot pas filmimit. Ja vlen ta keni këtë program.


PipeRoll 3D, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
PipeRoll është një lojë puzzle në të cilën ju duhet të lidhni hotelet dhe shtëpitë me depozitën e ujit duke pasur në dispozicion disa tuba. Detyra juaj është të lidhni këto tuba në mënyrë të tillë që uji të rrjedhë nga depozita e të përfundojë tek hotelet ose shtëpitë. Loja ofron rreth 101 nivele dhe çdo nivel ka një gradë vështirësie nga 1 deri në 4. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment