Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- Framatic Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone
Framatic Pro është një program i cili do të na japë mundësinë të krijojmë albume fotografike duke zgjedhur fotot që duam, edhe më pas ti publikojmë ato në Facebook apo Twitter. Ja vlen ta merrni këtë program. 


Smack That Gugl 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të jeni sa më të shpejtë për të përplasur me lëvizje të dorës në ekran, sa më shumë objekte të krijuara me gomë. Kur këto objekte përplase në tokë, shpërbëhen nga forma e tyre fillestare. Sa më të shpejtë të jeni aq më shumë pikë do të fitoni.


- Quick Drafts, nga 2.79€, falas. /iPhone
Quick Drafts është një tjetër program i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të krijoni shënime edhe më pas ti ruani ato në shërbimet iCloud, Google Drive apo Dropbox. Sot mund ta shkarkoni falas këtë program.


Blocks Hurt, nga 0.89€, falas. /iPhone
Në këtë lojë duhet të përdorni blloqet për të ndaluar armikun tuaj. Duhet ti vendosim ato në mënyrë të tillë që të mbrojmë objektivin e personazheve të këqinj që do të mundohen me të gjitha mënyrat të kalojnë murin e blloqeve që ne ndërtojmë. Kini kujdes sepse çdo gjë duket e thjeshtë por me kalimin e niveleve forcat e armikut shtohen. Në të njëjtën kohë do të keni mundësi të fitoni edhe ju fuqi shkatërrimi të tjera kundra të këqinjve.



Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment