Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

 The Journey Down: Chapter One, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në serinë e parë të kësaj loje ju do të ndihmoni dy personazhet e lojës, Bwana dhe Kito, të kthehen në shtëpi. Gjatë rrugës do të përballeni me shumë aventura dhe sektrete të cilat do ta kthejnë udhëtimin tuaj në një aventurë mjaft të rrezikshme. Sot mund ta shkarkoni falas këtë lojë


LeechTunes, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
LeechTunes është një program i cili na lejon të dëgjojmë muzikën që kemi në iPhone ose iPad, në mënyrë të thjeshtë dhe me një grafikë mjaft tërheqëse. Programi ofron edhe disa mënyra për të komanduar pjesën në ekzekutim, të cilat thjeshtëzojnë përdorimin.


Jenga, nga 0.89€, falas. /iPhone
Jenga është një lojë mjaft e bukur dhe impenjuese ku detyra juaj është të vendosni blloqe drurësh në mënyrë të tillë që të ato të mbajnë njëri-tjetrin vertikalisht pa u rrëzuar. Është një lojë në cilën do të mund të luani pa e kuptuar se si koha kalon. Ja vlen ta provoni.


Dummy Defense, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dummy Defense është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të organizoni një plan mbrojtje. Ju duhet të mbroni Melvin, personazhin e lojë nga shpërthimet e bombave. Loja është mjaft e bukur dhe impenjative. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment