Edhe pse Apple nuk ka komunikuar asnjëherë për një gjë të tillë, sot është zbuluar se proçesroi A8 që është montuar në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus është në gjëndje të hapë edhe videot në 4K, pa patur nevojë të instalojmë ndonjë aplikacion.

Ky zbulim është bërë nga zhvilluesit e WALTR, një aplikacion që ofron mundësinë e ngarkimit të videove të formateve të ndryshme që nuk suportohen nga pajisjet Apple normalisht. Gjatë testimeve të aplikacionit, ato kanë zbuluar se është e mundur të hapë një video në 4K direkt nga iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, kjo falë proçesorit A8. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment