WiFried është një tweak i ri i publikuar në Cydia që zgjidh të gjitha problemet e WiFi në iOS 8. WiFried gjithashtu ofron mundësinë për të ç'aktivizuar dhe aktivizuar nëpërmjet një toogle, funksionin AWDL/Airdrop. Sipas zhvilluesit të këtij tweak, zgjedhja e Apple për të përdorur Bonjour në AWDL për Airdrop dhe Airplay është edhe shkaku i problemeve të Wi-Fi.

Është kurioz fakti se edhe disa përdorues të kompjuterave Mac me sistem Yosemite vënë re disa probleme me rrjetin WiFi shumë të ngjashme me ato të iPhone me iOS 8. Për përdoruesit Mac nuk ekziston një program i tillë por mund të shkruani një kod nga Terminali për të ç'aktivizuar AWDL: sudo ifconfig awdl0 down Ndërsa për ta riaktivizuar: sudo ifconfig awdl0 up

Nëse jeni të interesuar, WiFried mund ta shkarkoni falas nga repoja e ModMyi në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky është ndër të paktit tweak krejtësisht kompatibël me iOS 8. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

4 comments:

  1. O admin qysh me bo enable/disable, a vetem duhet me instalu.

    ReplyDelete
  2. Tek Settings, gjej programin WiFried

    ReplyDelete
  3. O admin tek setting ikona sme ka dal

    ReplyDelete
  4. Sme ka dal ikona te setting

    ReplyDelete