WatchBoard është një tweak i ri që zëvendëson pamjen grafike të iPhone me atë të Apple Watch, në mënyrë shumë të thjeshtë, të shpejtë dhe me qindra ikona. Ikonat mund të pozicionohen sipas dëshirës për të patur qasje sa më të shpejtë dhe pa krijuar konfuzion. Mund edhe të zmadhoni përmasat e grafikës për të hapur më me preçizion aplikacionin e dëshiruar.

Nga funksionet që bëjnë WatchBoard programin më të mirë të këtij lloji, është mundësia për ta përdorur si vartikalisht ashtu edhe horizontalisht, mundësia për të ndryshuar përmasat e ikonave dhe hapësirën boshe midis tyre, mundësinë për të zgjedhur midis ikonave të rrumbullakëta dhe atyre katrore dhe mundësinë për të zgjedhur ose jo emrat e aplikacioneve.


Gjithashtu mund të kalojmë edhe nga grafika tradicionale e iOS në atë të Apple Watch thjeshtë me një prekje tek Settings dhe pa patur nevojë të bëjmë respring. Në nivelini e përformacave, ky tweak funksionon mjaft mirë dhe nuk sjell ndonjë ngadalësim të ekzagjeruar të pajisjes.

Nëse jeni të interesuar, WatchBoard mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin $3,99. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment