WhatsApp ka bërë një tjetër përmirësim për grupet: tani mund të shikoni se kush po shkruan në një grup ku jeni të ftuar. Ky funksion me sa duket është i disponueshëm për të gjithë dhe nuk ka nevojë që të përditësoni aplikacionin nga App Store. Pas shenjave blu, WhatsApp ka shtuar një tjetër funksion për të përmirësuar komunikimin.

Grupet e WhatsApp janë shumë të përdorura, pasi të ofrojnë mundësinë për të komunikuar me më shumë persona njëkohësisht, por më përpara ishte shumë e thjeshtë që të krijohej pak konfuzion. Ndërsa tani, me shtimin e këtij funksioni të ri, që ka qenë gjithmonë i disponueshëm për bisedat individuale, do të kemi mundësinë të shohim se kush po shkruan edhe brenda një grupi. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment