Pas bllokimit të Jailbreak nga Apple me lëshimin e iOS 8.1.1, sot në mëngjes TaiG ka lëshuar Jailbreak për iOS 8.1.1 dhe iOS 8.2 beta. Zgjedhja për të lëshuar Jailbreak në këtë moment është pak sa e çuditshme, duke qenë se Jailbreak me anë të programit Pangu ke vetëm dy javë që është bllokuar dhe Apple tani po teston iOS 8.2 beta.

Sipas MuscleNerd arsyet janë ekonomike, i cili këshillon të prisni përpara se të bëni Jailbreak pasi mund të ketë probleme qëndrueshmërie. Jailbreak me anë të programit TaiG është i disponueshëm për këto pajisje: iPod Touch 5G, iPhone 4s, iPhone 5, iPhone 5s, iPhone 5c, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPad 4, iPad mini, iPad mini 2, iPad mini 3, iPad, iPad Air, iPad Air 2.

Mund të shkarkoni programin TaiG, momentalisht të disponueshëm vetëm për Windows, nga këtu. Stafi jonë do të bëjë testimet e para dhe pas pak do të publikojmë edhe guidën e plotë se si të bëni Jailbreak për iOS 8.1.1 me anë të TaiG. Qëndroni me ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment