Microsoft ka publikuar në kanalin Youtube një rreklamë në të cilën vë në dukje përmirësimet e teknologjisë Cortana, kundërshtarja direkte e Siri në iOS. Në videon, të cilën mund ta shikoni në këtë artikull, Cortana ekzekutohet tek Lumia 830 edhe bashkëvepron me shumë programe.

Cortana i kujton përdoruesit se shumë shpejtë ai ka një takim, e njofton atij gjëndjen e trafikut në shumë zona pranë tij ose i kujton atij gjëra të cilat bazohen mbi telefonatat si edhe shumë funksione të tjera. Në 30 sekondat e rreklamës Microsoft thotë:

"Ndoshta ajo që keni nevojë nuk është një SmartPhone më i madh, por për një asistent personal, më shumë personal!"

Sigurisht që ky slogan i referohet iPhone 6 Plus edhe Siri, edhe mesazhi që Microsoft kërkon të përcjellë është fakti që iPhone 6 Plus nuk e bën Siri-n më të mënçur edhe pse ka dimensione të mëdha në krahasim me produktet e Microsoft.


/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment