Për ta shfaqur mbështetjen e vet në luftimin e sëmundjes në Ditën Botërore të AIDS-it, Apple është duke bashkëpunuar me organizatën jofitimprurëse RED për të marrë fonde për programe në Afrikë, me reklama promocionale të cilat pritet të shfaqen në aplikacione dhe produkte.

Nga dita e sotme deri më 7 dhjetor, 25 aplikacione dhe lojëra do të shfaqen në seksionin Aplikacionet për (RED) të App Store, që do të përfshijë përmbajtje ekskluzive dhe të gjitha fitimet do të shkojnë në Fondin Global për luftimin e AIDS-it. Përdoruesit e sistemit iOS mund të provojnë aplikacionet e popullarizuara si Monument Valley, Paper, Rayman Fiesta Run, Threes! dhe GarageBand të cilat e marrin tretmanin nga (RED) në këtë seksion.

Apple do t’iu ofrojë konsumatorëve nga SHBA edhe një kartë të posaçme si dhuratë në iTunes me blerjen e produkteve të përzgjedhura gjatë të premtes, më 28 nëntor. Për secilën kartë të shpërndarë, Apple do të dhurojë edhe një përqindje për Fondin Global.

Apple-RED-Gift-CardPërveç kësaj, Apple do të dhurojë një pjesë të fitimeve nga shitjet me pakicë nga dyqanet online të Apple në mbarë botën gjatë të Premtes së Zezë dhe të Hënës Kibernetike (1 dhjetor).

Kompania ka qenë duke bashkëpunuar me RED që nga viti 2006 dhe tashmë ka grumbulluar 75 milionë për këtë kauzë. Me lloje të ndryshme të pajisjeve që janë paraqitur, duke përfshirë iPhone 6, iPhone 6 Plus dhe tabletët e rinj iPad, do të jetë interesante të shihet se sa i madh do të jetë kontributi nga Apple për këto shitje në dy ditët më të mëdha të shitblerjeve të vitit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , , ,

0 komente:

Post a Comment