Nuk ka kompani në botë që arrinë të kopjojë Apple aq shpejt se sa Samsung. Kompania koreane jugore është frymëzuar përsëri nga Apple duke lëshuar klonet e Continuity, iBeacons, HealthKit dhe HomeKit. Për më tepër ju ftojmë të vazhdoni të lexoni artikullin tonë!

Samsung Flow kloni i Continuity


Flow është një teknologji që lejon trasferimin e telefonatave, faqeve web, email-eve dhe materialeve të tjera përmes një telefoni dhe çdo pajisjeje tjetër Samsung të lidhur në rrjet. Një funksion i ngjashëm me Continuity të Apple. Përdorin edhe të njëjtat fjalë që përdor Apple për marketingun e saj, dhe është shumë e vështirë të mos vihen re ngjashmëritë.

Proximity, kloni i iBeacon


Samsung Proximity është një platformë marketingu mobile që lidh konsumatorët me vendet përreth nëpërmjet një teknologjie të sofistikuar lokalizimi. Me Proximity, vizitatorët do të jenë në gjëndje të kenë qasje nue informacione të pasur rreth vendit ku ndodhen, dhe kompanitë e marketingut mund të përmirësojnë raportin me klientët dhe të fitojnë shitje më të mira.

Ky është edhe qëllimi i iBeacon, megjithëse Apple i kushton më pak rëndësi marketingut shitjeve dhe njohjes së markës. Ndërsa në iPhone përdoruesi do të marrë njoftime dhe do të vendosë nëse e pranon këtë reklamë, Samsung duket se dëshiron ta integrojë këtë funksion në Android që të jetë e përhershme. Ky është një lajm i mirë për biznese, por jo edhe aq për përdoruesit.

Digital Health dhe Smart Home, klone të HealthKit dhe HomeKit


Digital Health është platforma për shëndetin e krijuar nga Samsung, që dunksionon globalisht njëlloj si Apple HealthKit. Falë saj, mund të mbani nën kontroll gjëndjen tuaj shëndetësore. Ndërsa SmartHome është platforma për të menaxhuar të gjitha pajijset shtëpiake, një kopje e Apple Homekit që është integruar nue iOS 8. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment