Të gjithë përdoruesit që janë të apasionuar pas YouTube dhe kanë gjithashtu një pajisje iOS jailbroken, duhet të kenë dëgjuar të paktën një herë për programin ProTube. Një nga tweak-et më të kompletuar, i përzgjedhur nga shumë përdorues të YouTube, është tani i disponueshëm zyrtarisht në App Store.

Nga funksionet e shumta të këtij aplikacioni gjejmë edhe mundësinë për të krijuar playlist edhe pa bërë login në llogarinë tuaj YouTube, mund tue shikoni të gjitha videot e ngarkuara në këtë portal dhe mund të eliminoni të gjitha publicitetet. Një funksion tjetër për të gjithë ato që preferojnë të dëgjojnë muzikë në YouTube është edhe mundësia për të hapur videot në background.

ProTube është i disponueshëm në App Store me çmimin 1,79€. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment