Sot duam t'ju prezantojmë lojën Oddworld: Stranger’s Wrath, një nga lojërat aksion më argëtuese që është publikuar së fundmi në App Store. Historia e kësaj loje flet për tokat Western Mudos, ku disa banorë gjaknxehtë zbulojnë se vendbanimet e tyre janë vënë nën shënjestrën e disa banditëve mjaft të rrezikshëm.


Misioni juaj në këtë lojë do të jetë të zbuloni qytetet e banuara, pyjet e harlisur dhe strukturat industriale mbresëlënëse, të sodisni ambientin përreth dhe të kërkoni objekte dhe armatim, të shfrytëzoni strategji të ndryshme për të fituar dhe për të mundur armiqtë. Loja vë në dispozicion më shumë se 20 orë argëtim.


Oddworld: Stranger’s Wrath është i disponueshëm në App Store me çmimin 5,49€. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod Touch. Peshon 721 MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment