Në një konferencë të veçantë Nokia ka prezantuar Tablet-in N1 i cili është produkti i parë pas blerjes së sektorit telefonik nga ana e Microsoft. Sipas drejtuesve të kësaj kompani, N1 do të jetë konkurrenti i denjë i iPad. Në fakt ekspertët mendojnë e ky produkt është frymëzuar pikërisht nga ky i fundit për shkak të ngjashmërisë së lartë të dizajnit.

Nokia N1 ka një ekran prej 7.9-inch ku teknologjia e ekranit nuk është specifikuar por cilësia është e njëjtë me Retina Display. Këto dimensione përafrohen me ato të iPad mini më shumë se sa iPad. Përsa i përket proçesorit, N1 monton chip-in Intel Atom me shpejtësi 2.3Ghz, chip grafik PowerVR Gpu, 2 Gb Ram.

Në anën ballore Nokia N1 monton një fotokamer me kualitet 5 Mpx ndërsa në anën e mbrapme do të gjejmë një fotokamer me kualitet 8 Mpx. Lidhje me rrjetin e Internet mund të bëhet nëpërmjet Wi-Fi. Gjithashtu për tu lidhur me aparatë të tjerë N1 integron edhe një chip me teknologjinë BlueTooth 4.0.


Karikimi i baterisë me energji do të bëhet nëpër portës USB Type-C i cili përveç baterisë do të transeferojë të dhënat. Sipas ekspertëve porta USB Type-C ngjason së tepërmi me teknologjinë Lighteing që përdoret nga ana e Apple tek çdo iDevice. Përsa i përket memories fikse ai do të ketë 32 Gb.

Ky produkt do të hidhet në tregu duke filluar nga viti 2015 edhe do ta gjejmë në 2 ngjyra, "Lava Grey" edhe "Natural Aluminium". Në fillimi ai do të prezantohet në Kinë edhe kosto pritet të jetë tek rreth 249$. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment