Në një konferencë për mediat, shefi ekzekutiv i PTK-se së bashku me drejtorin operatorit të telefonisë mobile VALA dhe drejtorin e Telekomit të Kosovës kanë promovuar projektin më të ri i cili nga sot do të jetë aktiv në disa zona te Kosovës. Vlera totale e projektit arrin shifrën rreth 32 milionë Euro, ku për implementimin e këtij projekti kanë qenë të kontraktuar dy prodhues.

Drejtori i PTK-se konfirmoi se java e parë e muajt mars 2015 do të jetë java ku e gjithë Kosova do të jetë e mbuluar me rrjetin 4G LTE. Drejtorit ekzekutiv i VALA-s e ka cilësuar si histori të suksesit lançimin dhe fillimin e projektit 3G, ku njëkohësisht ka falënderuar punonjësit e Telekomit dhe Vala-s për angazhimin rreth vënies në jetë të këtij projekti.

Prezantimin e fillimit zyrtar të projektit më të madh të PTK-së, 3G/4G e ka bërë shefi ekzekutiv i PTK-së, Mehdi Latifaj, drejtori i VALA-s, Valon Zhuniqi si dhe drejtori i Telekomit, Xhevdet Ahmeti.

“Kjo është edhe një histori suksesi për PTK-në. Me këtë projekt kapital, PTK jo vetëm që synon rritjen, zhvillimin dhe afarizmin edhe më të mirë teknologjik dhe financiar, por do të përmbush në këtë mënyrë edhe misionin dhe vizionin për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese kurdo dhe kudo që ato kërkohen nga konsumatori dhe atë me çmime të krahasueshme në treg”, ka deklaruar shefi ekzekutiv i PTK-së, Mehdi Latifaj, në një konferencë për shtyp duke folur rreth nisjes së ofrimit të shërbimeve komerciale 3G/4G.

Sipas tij me implementimin e këtyre teknologjive me brez të gjerë, konsumatorëve të operatorit më të madh në vend, VALA u mundësohet shfletim i shpejt i internetit kudo ku ata lëvizin duke u siguruar komunikim multimedial pa asnjë ngadalësim.

DSC00100Investimet në infrastrukturën e rrjetit 3G/LTE për të ofruar shërbime mobile me brez të gjerë të internetit për konsumatorët e VALA-s, tashmë janë finalizuar me sukses të plotë me një përfshirje të madhe të një numri të ekspertëve si nga PTK e po ashtu edhe nga kontraktorët aktual.

Nga ky shërbim do të përfitojnë rreth 1 milion konsumatorë të VALA-s. Kjo kompani ka bërë testimet e fundit në rrjetin e saj për ofrimin e shërbimeve me brez të gjerë. Fillimisht me teknologjinë 3G është i mbuluar rajoni i qytetit Prishtinës dhe me gjerë duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Operatori po punon në zgjerimin e mbulueshmërisë në dy drejtime drejt Vushtrrisë, Mitrovicës, Ferizajt dhe Gjilanit, ndërsa po punojnë edhe në rajonin e Prizrenit, Gjakovës, Suharekës për të sjellë shërbimin 3G dhe atë 4G/LTE.

Nga ana e tij, drejtori i VALA-s ka pohuar se ky shërbim është duke u pritur shumë nga konsumatorët, edhe për faktin se do të jetë më cilësor dhe konkurrues karshi operatorëve të tjerë. “Teknologjia e cila do të përdoret për këtë shërbim është pjesë e zhvillimeve të fundit teknologjike dhe me krenari mund të themi se shumë pak operatorë botëror e kanë këtë teknologji, por më e rëndësishmja është që kjo do të ofrohet për bizneset, institucionet e ndryshme dhe konsumatorët individual në Kosovë”, ka theksuar Valon Zhuniqi, drejtor i VALA-s.

Kompania në këtë konferencë paralajmëroi se Vala do vazhdojë më tej ku do të ofrohen shërbime te kombinuara apo QUADRO( katër shërbime – telefoni mobile, telefoni fikse, internet dhe tv) që nënkupton kombinimin e produkteve nga Vala dhe Telekomi, ku me një faturë do te ketë shërbime të ndryshme të telefonisë mobile, telefonisë fikse, televizionit, etj. Ekzekutivët u shprehën se investimet e PTK-së për vitin 2014 dhe 2015 do të tejkalojnë shumën prej 100 milionë Euro.

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment