Microsoft ka publikuar së fundmi një spot interesant publicitar me protagonistë "orkestrën e parë wireless në botë", një orkestër të përbërë nga disa muzikantë të New York të lidhur midis tyre nëpërmjet Skype. Po muzikantët e talentuar, me sa duket, nuk janë të vetmit protagonist.

Po të shikoni këtë video me kujdes do të vini re që janë përdorur disa MacBook Pro për të realizuar spotin publicitar të Microsoft. Nëntë muzikantët në një metro, të bashkuar nga orkestra wireless, ka luajtur një muzikë origjinale të shkruar nga kompasitori dhe drejtori i orkestrës Ljova, enkas për këtë ekperiment. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment