Një nga difektet e aplikacionit Facebook është se tani në plan të parë nuk shfaqen më automatikisht postimet më të reja por ato "më të rëndësishmet", për të parë postimet më të reja duhet të shkoni patjetër tek menuja përkatës dhe të zgjedhni këtë funksion. Por Jailbreak ka një zgjidhje edhe për këtë.

RecentFacebook, është një tweak që do të shpëtojë të gjithë përdoruesit e Facebook. Ky tweak shfaq gjithmonë postimet më të reja! Nuk ka nevojë për asnjë lloj konfigurimi, sa po ta instaloni ai do të aktivizohet menjëherë pasi të keni bërë një respring.

Nëse jeni të interesuar, RecentFacebook mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky është ndër të paktit tweak krejtësisht kompatibël me iOS 8. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment