Komuniteti Evropian ka mbështetur idenë për ndarjen e Google. Parlamenti Evropian votoi të enjten një rezolutë të re që ndan motorët e kërkimit nga shërbimet e tjera komerciale. Rezoluta, që u aprovua nga 384 anëtarë (174 ishin kundër dhe 56 abstenim), fokusohet tek tregu i kërkimit në internet, dhe rëndësinë e tij të veçantë në kushtet e konkurrencës brenda një tregu të vetëm digjital.

Me fjalë të tjera, ndarja do t’u sigurojë motorëve të kërkimit, si Google apo të tjerë, të përqendrohen në shërbimet e tyre për rezultatet e kërkimit. Parlamenti i kërkoi Komisionit Evropian që të marrë në konsideratë propozimin për ndarjen e motorëve të kërkimit nga shërbimet e tjera komerciale. Rezoluta, jo-legjislative, është më shumë një sugjerim për rregullatorët e Bashkimit Evropian, se një urdhër për shtetet anëtare të EU.

Rezoluta prek të gjithë motorët e kërkimit, jo vetëm Google-in. Rezoluta gjithashtu forcon edhe më shumë mbështetjen e Parlamentit Evropian për neutralitetin e internetit, duke konstatuar se “i gjithë trafiku i internetit duhet të trajtohet njësoj, pa diskriminim, ndërhyrje apo frenim.” /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

7 comments:

  1. O dendi te lutem me ndihmo kam iPhone 5S iOS 8.1.1 nuk me aktivizohet i kam bere restore direkt nga iPone kur klikoj try again me shfaq kte:

    Your iPhone could not be activated because the activation server is temporarily unavaliable, Try connecting your iPhone to iTunes to active it, or try again in a couple of minutes
    If this problem persists contact apple
    Support at apple.com/support

    ReplyDelete
  2. Instalo versionin e fundit të iTunes ose provoje ta aktivizosh nga një kompjuter tjetër. Nëse të jep përsëri probleme, atëherë bëji përsëri restore dhe pastaj aktivizoje...

    ReplyDelete
  3. Po qysh me ja bo restore kur un spo muj me aktivizu hiq :/ as ne iTunes 11 nuk ma jep

    ReplyDelete
  4. A esht fullunlock iphoni apo e ke Me grvey nese e ke me gevey nuk te ban

    ReplyDelete
  5. Nese e ke me gevey nuk ban sepse nuk esht fullunlock

    ReplyDelete
  6. Full unlock e kam i ka 1 muaj qe e kam blere nga F-Mobile ne Prishtine :/

    ReplyDelete
  7. Duhet të kesh iTunes 12, versionin e fundit për ta aktivizuar

    ReplyDelete