Nëse jeni një fanatik i botës së Jailbreak dhe instaloni tweak të ndryshëm nga Cydia, mund të keni nevojë për një sistem më të shpejtë për të ç'instaluar çdo program që nuk ju pëlqen. Nëse deri dje për të ç'instaluar një tweak duhej të hapnit Cydia dhe të kërkoni paketat për të fshirë një program të caktuar, sot ekziston një sistem më i thjeshtë që quhet PrefDelete.


PrefDelete është një tweak që mund të shkarkohet falas nga Cydia nga repositori i BigBoss. Pasi ta keni instaluar, programi është shumë i thjeshtë për t'u përdorur. Mjafton të shkoni tek Settings, të zbrisni poshtë deri tek lista e programeve të Cydia-s dhe të klikoni sipër atij që dëshironi të fshini. Do ju shfaqet një popup dhe duke klikuar tek butoni "Uninstall" mund të fshini programin.

Ky është sistemi më i shpejtë i disponueshëm deri në këtë moment dhe nuk do të keni as nevojë të hapni aplikacionin Cydia. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment