Edhe pse Apple po arrin të shesë shumë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus ajo nuk ka treguar asnjëherë se cila prej këtyre pajisjeve ka patur më shumë sukses në tregun botëror. Një hulumtim i fundit në lidhje me këtë tregon përqindjet e shitjes së iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Në Amerikë pajisja me ekran 4.7 inç është shumë më e shitur se iPhone 6 Plus. Në 30 ditët e para që prej daljes në treg, iPhone 6 përfshin 68 përqind të shitjeve të telefonave nga Apple, ndërsa iPhone 6 Plusit që ka vetëm 23 përqind. Këto së bashku bëjnë 91 përqind të të gjithë iPhone-ve të shitur këtë muaj, ndërsa 9 përqindëshi tjetër përfaqësohet nga iPhone 5s dhe iPhone 5c.

Vitin e kaluar kur këto pajisje (iPhone 5s dhe 5c) ishin në muajin e parë të lëshimit, kishin arritur 84 përqind të shitjeve totale që tregon se iPhone 6 dhe 6 Plus janë telefonat më të suksesshëm deri tani nga Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment