Rripat e pantallonave, në shumicën e rasteve janë tepër të mërzitshëm dhe kryejnë vetëm një funksion. Gjithsesi pa ata pantallonat tona nuk do të qëndronin në vendin e duhur. Një startup i ri i quajtur Nifty me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka ndryshuar konceptin mbi rripat.

Kjo skuadër ka sjellë një dizajn rripi tepër inovativ që mban brenda teknologjinë e karikimit të baterisë duke iu ofruar kështu përdoruesve të një rripi pantallonash, një mënyrë të re për ti mbajtur telefont e tyre me karikim të plotë edhe gjatë kohës kur janë në lëvizje. ‘The Xoo Belt’ është fjala e fundit e teknologjisë që mund të vishet, të cilën secili do të donte ta kishte. Për shkak se rripi vishet në trup atëherë ju do të keni një gjë më pak për të marrë me vete.

Kjo është tepër e këshillueshme për ata që udhëtojnë gjatë dhe që janë tepër të dhënë pas telefonit të tyre. Sipas kompanisë ai ka përmasa të njëjta me një rrip normal, por vjen i pajisur me një bateri të fshehur 2.100mAh. Ai është ndërtuar me materiale si polimer, qeramikë dhe litium për të qenë i fortë dhe rezistent ndaj goditjeve dhe ujit.

Ndërsa që bateria është vendosur poshtë tokasë së rripit, fisha e karikimit është në pjesën e brendshme të tij dhe është e pajisur me magnet për të qëndruar në vendin ku duhet. Skuadra e zhvilluesve ka deklaruar se ky lloj karikuesi mund ta karikojë një iPhone 6 100% për 2.5 orë. Mësohet se ‘The Xoo Belt’ do fillojë të shitet në muajin korrik të vitit që vjen me një çmim prej 155 $. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment