Është publikuar në Cydia një version Beta i programit IntelliScreenX që është kompatibël dhe me iOS 8. Programi që revolucionon grafikën dhe funksionet e Qendrës së Njoftimeve vjen tani edhe për iOS 8.x me funksionet e tij klasike dhe disa të risi shtesë që do të vijnë në versionin e plotë.

IntelliScreenX do të na lejojë të shtojmë në Qëndrën e Njoftimeve shumë funksione nëpërmjet Widget të ndryshme që programi ofron. Mbi të gjitha të gjitha funksionet që ju do të shtoni në Qëndrën e Njoftimeve do të mund të aksesohen pa patur nevojë të nxirrni nga gjëndja e bllokimit iOS. Mund të shtoni një Widget që ju informon në çdo moment për motin në qytetin tuaj dhe jo vetëm, direkt në Qëndrën e Njoftimeve.


Tjetër funksion interesant është edhe Message+ i cili do të na mundësojë të shkruaj mesazhe SMS ose iMessage direkt nga Qëndra e Njoftimeve. Gjithashtu do të mund të shikoni email-et e fundit që keni marrë në adresën tuaj të email-it dhe më pas të shikoni secilin nga ato në programin Mail të iOS.

IntelliScreenX ka menduar edhe për rrjetet sociale dhe në qoftë se aktivizoni Widget-in e rrjeteve sociale do të mund të lexoni Timeline të Facebook ose mesazhet që ju dërgohen nga miqtë tuaj direkt nga Qëndra e Njoftimeve. Megjithëse funksionet janë të shumta në këtë program, gjithashtu janë dhe problemet që mund të gjeni gjatë përdorimit të këtij programi.

Për ta instaluar këtë program në iDevice-in tuaj duhet të keni instaluar Jailbreak dhe më pas mund ta blini atë nga repozitori i ModMyi. Ky tweak është kompatibël me iOS 8 dhe versionet pasardhëse. /iPhoneAlbania

2 comments:

  1. O admin kur lshohet LinkStore per ios 8.1

    ReplyDelete
  2. Nuk mund ta dimë, atë e ka në dorë Hackyouriphone

    ReplyDelete