Një nga zhvilluesit kryesorë të versioneve të para të Jailbreak, iH8sn0w, ka postuar një video në Youtube ku mund të shihet qartë një iPad 3 në të cilin është instaluar iOS 8.1.1 edhe Jailbreak. Siç e dimë të gjithë, Pangu është programi i cili siguron Jailbreak për iOS 8.x edhe më herët. Që nga momenti kur ky program u prezantua, popullariteti i stafit të Absinthe apo Dev Team ka rënë disi por me lajmin që vjen nga iH8sn0w duket se interesi në zhvillimin e Jailbreak tek personat që kanë punuar më parë në këtë sektor,  nuk ka rënë.


iH8sn0w ka shpjeguar gjithashtu se bashkë me një person tjetër kanë arritur të intalojnë Jailbreak në iPad 3. Mënyra e instalimit nuk është bërë duke u bazuar tek dobësitë e gjetura nga stafi i Pangu edhe iH8sn0w premton se dobësia e gjetur tek iOS 8.1.1 mund të sigurojë Jailbreak edhe për versionet në vazhdim. Nga ana tjetër ekspertët e këtij sektori mendojnë se edhe në të kaluar iH8sn0w ka prezantuar Jailbreak në faqen e tij në Twitter por anjëherë nuk solli një version funksional për të gjithë.

Besoj për të gjithë ne është një lajm i mirë fakti që ka persona që po punojnë për të sjell Jailbreak edhe ndërkohë ne ju këshilojmë që të mos përditësoni tek iOS 8.1.1 në qoftë se doni të keni Jailbreak në iDevice-in tuaj. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment