Ka pak minuta që në App Store është zhdukur butoni "Free" në aplikacionet e disponueshme falas, i cili është zëvendësuar nga një buton "Get". Me këtë lëvije, Apple kërkon t'i japë fund polemikave të shumta me aplikacionet freemium. Në App Store janë gjithmonë e më shumë aplikacionet e disponueshme falas, por me opsione të ndryshme për bërë blerje in-app.

Përdorues të ndryshëm janë ankuar për praninë e butonit "free" edhe për ato aplikacione, që në realitet, mund të shfrytëzohen në maksimum vetëm duke bërë blerje in-app. Për këtë arsye, në App Store është zhdukur përfundimisht butoni "Free", për tu zëvendësuar nga ai "Get", një buton pak më i përgjithshëm. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

1 comment: