Apple ka publikuar një tjetër spot rreklamues në të cilin fokusohen funksionet e iPhone 6. Në këtë video vihet në dukje mundësia për të dërguar mesazh vokal nëpërmjet programit iMessage. Ky është spoti i 7-të që Apple publikon, për të rreklamuar funksionalitetet e iPhone 6 edhe iOS 8. Më përpara, aktorë si Justin Timberlake apo Jimmy Fallon kanë shpjeguar funksionalitete të ndryshme të produktit në fjalë.

Në videon e mëposhtëme do të shikoni në aksion funksionalitetin "Voice Message" nëpërmjet të cilit mund të dërgoni mesazhe vokale. Vihet në dukje edhe shpejtësia për të dërguar një mesazh të tillë. I vetmi hap që duhet të bëni është të mbani shtypur butonin ku shfaqet shenja e mikrofonit edhe më pas programi do të rregjistrojë çdo tingull që dëgjohet në sfond, edhe do ta dërgojë më pas tek kontakti me të cilin po chat-oni.

Funksionalitetet e tjera të prezantuara nga Apple në këtë mënyrë janë, "Huge", "Cameras", "Reservation", "Duo", "Health" edhe "Gamers", të cilat mund ti shikoni në kanalin Youtube të kompanisë.


/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment