Në një patentë të re të publikuar ditët e kaluara në SHBA, Apple ka shpalosur një sistem që do të njohë nëpërmjet iPhone filmat dhe programet televizive. Nëse Shazam deri sot na lejon të njohim një këngë që po dëgjojmë, duke na ofruar çdo lloj informacioni, ideja e regjistruar nga Apple mund të bëjë të njëjtën gjë por me videot.

Do të mjaftojë të hapim një film apo program televizim në iPhone për të patur të gjitha informacionet. Këto informacione mund të përfshijnë: emrat e aktorëve, emrin e kolonës zanore në sfond në atë momenti, informacione rreth veshjeve të aktorëve, etj. Të gjitha këto informacione mund të lexohen nga përdoruesi ndërkohë që sheh filmin. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment