Javën e kaluar, Yahoo dhe Mozilla njoftuan një partneritet të ri që vendos motorin e kërkimit Yahoo si një opsion tek shfletuesi Firefox i Mozilla-s, në vend të Google-it. Tani, ka mundësi që edhe Apple të bëjë të njëjtën gjë gjatë vitit të ardhshëm. Duke filluar nga viti 2015, Apple nuk do të përdorë më motorin e kërkimit Google tek shfletuesi i saj Safari.

Meqë Apple nuk ka një motor të vetin të kërkimit, asaj i duhet të përdorë një shërbim të palëve të treta. Google ishte motori i zgjedhur i kërkimit për shfletuesin Safari në pajisjet iOS të Apple-it që nga viti 2007, kur iPhone i parë doli në treg, ndërsa në 2010 Apple dhe Google nënshkruan një marrëveshje e cila do të përfundojë në 2015.

Pse nuk do të përdorë më Google-in si motor kërkimi në pajisjet e saj? Android është rivali më i madh i sistemit iOS, dhe meqë Android është krijuar nga Google, Apple po e ndihmon të rrisë shtrirjen e saj duke pasur Google-in si motor kërkimi. Duke e hequr Google-in nga ky pozicion, Apple do të shkurtojë edhe të ardhurat e kompanisë. Microsoft dhe Apple kanë bashkëpunuar edhe më parë për kërkimet në internet. Bing ka qenë motori i kërkimit për platformat Siri dhe iOS. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment