Me prezantimin e iOS 8 në muajin Shtator erdhën shumë ndryshime edhe funksionalitete të reja. Siç mund të imagjinoni, kjo mund të përkthehet në nevojë për më shumë shpejtësi Hardware, faktor i cili tek iDevice-et që montojnë chip-in A5 ose A5x, është tashmë mjaft i limituar. iPhone 4s ose iPad 2 janë 2 nga iDevice-et që integrojnë pikërisht chip-et në fjalë edhe me iOS 8 tek Apple janë raportuar shumë ankesa në lidhje me shpejtësinë e ekzekutimit të shumë programeve të iOS.

Gjithashtu tek iOS 8.1 historia ishte e njëjtë, por me ardhjen e iOS 8.1.1, Apple pretendon se rrjedhshmëria e ekzekutimit të programeve në iOS është përmirësuar ndjeshëm. Për këtë arsye Ars Technica ka vendosur të vërë në provë shpejtësinë e një iPhone 4S me iOS 8.1.1 edhe rrezultatet janë mjaft të kënaqshme. Në tabelën e mëposhtëme mund shikoni më qartë rrezultatet e testeve.


Sipas ekspertëve të Ars Technica, programi Safari është përgjigjur mjaft mirë në krahasim me iOS 8.1. Testet janë bërë duke hapur shumë faqe edhe duke kaluar tek një program tjetër nëpërmjet funksionit Multitasking, iDevice në fjalë është përgjigjur më mirë se iDevice që ekzekuton iOS 8.1. Nuk dihet se çfarë ka bërë realisht Apple për të shpejtuar ekzekutimin e programeve por mund të themi se për të gjithë ju që keni një iPhone 4s ose iPad 2 mund të instaloni versionin e fundit të iOS sidomos në qoftë se aktualisht keni instaluar iOS 8 ose iOS 8.1. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment