Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Monster Dash të realizuar nga Halfbrick.


Monster Dash kërkon shpejtësi në veprime edhe pse veprimet me duar janë vetëm dy, "kërcimi" dhe " gjuajtja me armë" Për tu vënë në dukje eshtë fakti që kontrolli i kërcimit është bërë në krahun e majtë të ekranit gjë që vë në levizje dorën e majtë më shumë se dorën e djathtë. Siç thamë më sipër kjo lojë kërkon shpejtësi në veprime. Vlerësimi i pikëve bëhet në bazë të kilometrave që komanduesi i lojës përshkruan me personazhin e lojës, duke kaluar vështirësi që bëhen konsistente dhe këkojnë shumë shpejtësi në veprime, ndërkohë që rruga që po përshkrohet, arrin drejt fundit. Grafika është 2 dimensionale dhe ambjentet ndryshojnë cdo nivel që kalohet. Pikët e arritura mund të konfrontohen edhe në Game Center me lojtarët më të mirë në rrjet.


Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Monster Dash do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 3GS, iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment