Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- Gas Tycoon 2, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Gas Tycoon është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të lidhni të gjithë tubat e gazit për të ndezur zjarrin e vatrava që do të shfaqen në çdo nivel. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë. 


Alpha Zero, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Alpha Zero është një lojë në të cilën ju duhet pilotoni anijen tuaj kozmike në një luftë ndëryjore me forcat aliene. Do të luftoni në shumë misione lart Tokës ku do të udhëtoni pothuajse me shpejtësinë e dritës. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


ClearWeather, nga 0.89€, falas. /iPhone
ClearWeather është një program i cili na lejon të kemi informacione në lidhje me kohën. Programi ka një veshje grafike shumë të thjeshtë dhe në ndryshim nga programet e tjera, është i thjeshtë për tu përdorur. Pëveç kësaj mund të keni informacione edhe në lidhje me lagështirën. Ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


Men's Room Mayhem, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Eksperienca në banjot publike do të marrë një pamje të re falë lojës Men's Room Mayhem. Kujdes: përmban ngatërresa dhe mund të shkaktojë kaos!


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment