Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- Circadia, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Circadia është një lojë me temë kuic ku ju duhet të zgjidhni të gjitha kuicet muzikore. Është një lojë që do të duket e thjeshtë gjatë luajtjes në nivelete e para por me kalimin e tyre gjithçka do të bëhet më e vështirë. Ja vlen ta provoni.


Brave Guardians, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Brave Guardians është një lojë mjaft e bukur me strategji dhe aventurë ku ju duhet ti mësoni banorëve të mbrojnë fotesën e tyre nga sulmet e armikut. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur në 3D. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


- Smash The Code,nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smash The Code është një tjetër lojë mjaft interesante ku ju duhet ti pëgjigjeni pyetjve të kuicit nëpërmjet numrave. Pra një pyetje ka përgjigje vetëm me numra. Loja mund të luhet edhe online me miqtë tuaj. Ja vlen ta provoni.


Wake Up Pro Alarm, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Wake Up Pro Alarm është një program mjaft i dobishëm dhe i thjeshtë për tu përdorur i cili do të na japë mundësinë të kemi në iPhone ose iPad një zile zgjidhmi mjaft të veçantë dhe inteligjente në të njëjtën kohë. Sot mund ta shkarkoni falas dhe të zbuloni funksionet e këtij programi.


Drop The Chicken, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


- MetalWars3, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
MetalWars3 është një lojë mjaft e bukur me aksion e cila ambjentohet në vitet 2100. Bota është pushtuar nga rrobotë të komanduar të cilët duan të pushtojnë çdo shtet. Ju do të merrni kontrollin e disa rrobotë të komanduar nga njerëzit rrebelë për të shpëtuar planetin tonë. 


LostWinds, nga 3.59€, falas. /iPhone, iPad
LostWinds është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të ndihmoni personoazhin e lojës të shpëtojë popullin e tij nga magjitë e një shtrige. Gjatë lojë do të keni mundësitë të përditësoni aftësitë e tij si dhe të eksploroni vënde mistike. Ja vlen ta keni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment