Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- GeekBench 3, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
GeekBench 3 është një program i cili na lejojn të testojmë shpejtësinë e Hardware të çdo iDevice si edhe të marrim shumë informacione në lidhje me pjesët fizike që përbëjnë këtë produkt. Versioni 3 mund të instalohet vetëm në iOS 8 e lart.


- picTrove Pro: Image Search, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësinë të kërkojmë fotografi me kualitetin më të lartë në rrjetin e Internetit. Mjafton të shkruajmë një fjalë dhe programi do të gjej në rrjet të gjitha fotograftë që i përkasin fjalës që ju kërkuat. Sapo ju të zgjidhni një nga fotografitë e rrezultatit të kërkimit, programi do ti adaptojë automatikisht dimesionet e imazhit në mënyrë proporcionale me ato të iDevice-it tuaj.


Toy Defense, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë është ambjentuar në luftën e parë  botërore dhe ju duhet të mbroni bazën tuaj ushtare dhe të rrëzoni bazat e armikut me armë dhe strategji. Do të keni disa lloje armësh dhe duhet të zgjidhni strategjinë e duhur për të dalë fitimtarë nga beteja. Përveç kësaj duhet të drejtosh ushtrinë tënde drejtë kundra armikut dhe të fitoni me çdo kusht.


Skill Game Arcade, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të lidhni numrat që shfaqen mbi letër pa prekur vizat e tjera. Duhet të jeni të shpejtë dhe të shkathët sepse koha është armiku juaj. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment