Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Hack Run, nga 1.59€, falas. /iPhone, iPad
Hack Run është një lojë për të apasionuarit e informatikës ku duhet të arratiseni nga disa sisteme sigurie pasi keni zbuluar sekretin e organizatës. Loja bazohet tek komandat e Unix dhe Dos dhe ju duhet ti mësoni e pastaj ti përdorni për tu arratisur nga sistemi. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- PDF Provider, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
PDF Provider është një program nëpërmjet të cilit ju mund të konvertoni çdo lloj dokumenti që keni ruajtur në iDevice, në formatin PDF. Më pas mund ta eksportoni atë në Dropbox apo Google Drive. Ja vlen ta merrni këtë program.




Louvre HD, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program i dedikohet të gjithë presonave që janë të apasionuar pas historisë dhe më saktë, një nga vëndeve më të vizituara në botë, muzeu i Louvre në Francë. Ky program ju ofron historinë e këtij vëndi të ogranizuar me seksione dhe shumë fotografi nga ky vënd. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


System Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është një nga programet më të kompletuara në App Store për të liruar memorien RAM, për  ta monitoruar atë, për të kontrolluar jetëgjatësinë e baterisë, si dhe për monitorimin e proçesorit dhe memories fikse. Sot mund ta shkarkoni falas dhe ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


Paper Piano, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Paper Piano është një program mjaft i veçantë në llojin e tij. Ai do të na lejojë të përdorim një fletë letre si një tastierë pianoje. Do të mjaftojë të printoni në një fletë të bardhë tastet e pianos dhe të vendosni iPhone në pozicionin horizontal mbi fletën e letrës. Kamera e iPhone do të njohë çdo lëvizje të gishtave mbi tastierën e printuar dhe do ti interpretojë ato si një lëvizje mbi një tast e cila më pas do të prodhojë një notë të tastierës.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment