Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- Over, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Over është një program i cili na jep mundësinë të modifikojmë foto që kemi ruajtur në Galerinë e fotove të iOS. Program ofron shumë efekte grafike si edhe shumë stile kaligrafie të cilat mund ti aplikoni tek shkrimet që bëni mbi fotot. 


Push-ups, nga 0.89€, falas. /iPhone
Push-ups është një program edukues i cili do të kryej rolin e një asistenti virtual në qoftë se doni të mbani në formë trupin tuaj. Ai do t'ju ofrojë gjithashtu edhe një program mjaft intensiv për të përmirësuar formën tuaj fizike. Ja vlen ta provoni.


Wikipedia On Map, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësinë të mësojmë historinë e një vëndi ku ndodhemi aktualisht. Programi do të na ofrojë një hartë të vëndit që po vizitojmë me disa pika të cilat përfaqësojnë vënde historike dhe duke klikuar mbi këto pozicione në hartë do të hapet automatikisht Wikipedia për të na informuar për vëndin që klikuam.


XLCamera, nga 0.89€, Falas. /iPhone 
Ky program na ndihmon të bëjmë fotografi ose filmime në kushte jo të mira drite. Ai përmison efektin HDR të fotokamerës së iPhone 4 dhe 4S. Gjithashtu na lejon të rregullojmë parametrat manualisht derisa të marrim efektin e duhur. Ja vlen ta keni në iPhone-nin tuaj.


Rock(s) Rider, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rock(s) Rider është e karakterizuar nga një gameplay që shfrytëzon kryesisht fizikën dhe është një lojë me aventurë me motorçikleta me gara të rrezikshme në pista të formuara nga akse, kutia dhe tavolina prej druri, fuçi dhe skela të brishta.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment